Lajmet e fundit

Një sondazhi i kryer nga “Nestpick.com” që bën hulumtime nëpër vendbanime të ndryshme Evropiane, ka gjetur se semestri i parë në Londër, u kushton studentëve rreth 12,450 euro.
Në vendin e dytë është renditur Cyrihu i Zvicrës si dhe në të tretin, Mançesteri i Anglisë.
Qiraja është ajo që e bën qytetin e Londrës më të shtrenjtin për të studiuar, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.
Dyzet e nëntë qytete evropiane u intervistuan, nga qytetet e mëdha si Parisi, tek ato më të vogla si Essen i Gjermanisë.
Ndërsa, nëse jeni duke kërkuar edukim falas, atëherë qytetet si Stokholm, Kopenhagë dhe Helsinki janë vendet më të përshtatshme për të studiuar.