Viktor Gyokeres i pagoi 300 mijë euro gjobë Sportingut pasi mungoi në stërvitjen parasezonale për shkak se donte të kalonte te Arsenali.
Me ato para, klubi portugez transferoi mbrojtësin e majtë Ricardo Mangas i cili shënoi dy gola në debutimin e tij.
Ndërkohë, suedezi nuk arriti të shënojë në debutimin e tij në Premier League në derbin ndaj Manchester Unitedit.
Sidoqoftë, ndonëse është tepër herët për krahasime e gjykime, ky padyshim ishte një fakt interesant që nuk duhet lënë të ikë.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.