Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, e ka konfirmuar që njëri prej lojtarëve më të mirë të tij këtë sezon do të jetë i gatshëm ndaj Arsenalit.
Më parë u konfirmuar që nuk luan shtylla e mbrojtjes te Qytetarët, Ruben Dias.
Mirëpo, për nesër do të jetë i gatshëm Nico O’Reilly, golat e të cilit kanë qenë vendimtarë këto javët e fundit.
Ai kishte shënuar edhe dy golat në finalen e Kupës së Ligës pikërisht ndaj Topçinjve, teksa tani synon t’u ndihmojë që ta fitojnë Premier Ligën.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.