Në internet po qarkullon një video nga ndeshja e NBA-së mes Cleveland dhe Golden State, në të cilën shihen 80 sekondat më të këqija në historinë e ligës më të fortë të basketbollit në botë.
Gjatë një sulmi të kampionit aktual, lojtarët humbën vazhdimisht kontrollin e topit, patën deri në shtatë gabime, të cilat ishin tentativa për të gjuajtur, gjuajtje të hapura apo kërcime, por nuk ishte fundi i “vuajtjeve” në fushë dhe gabimet thjesht vazhduan, transmeton Klankosvoa.tv.
Pasi Cleveland më në fund mori topin dhe u përpoq ta transferonte atë në gjysmën e Golden State, një basketbollist rrëshqiti dhe humbi topin, dhe Warriors luajtën një tjetër sulm krejtësisht të paditur, i cili përfundoi me një tjetër gabim të madh.
Dhe në fund, kur ndeshja u qetësua dhe Cleveland ngriti një sulm të ri, gjithçka përfundoi me gabimin në hapa, kështu që kjo situatë u deklarua me të drejtë si "80 sekondat më të këqija të parë ndonjëherë në NBA".
Kujtojmë edhe një herë, Golden State fitoi me rezultat 120:114.
https://twitter.com/i/status/1616615573420670978
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.