Ruben Loftus-Cheek do të qëndrojë jashtë fushave për rreth tetë javë pas dëmtimit të rëndë në fytyrë të pësuar në ndeshjen e AC Milan ndaj Parma në San Siro.
Mesfushori anglez pësoi frakturë të procesit alveolar të nofullës pas një përplasjeje ajrore me portierin kundërshtar. Klubi njoftoi se lojtari iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale në spitalin ASST Santi Paolo e Carlo, ku operacioni rezultoi i suksesshëm dhe ai tashmë është liruar nga spitali.
Sipas parashikimeve mjekësore, rikthimi i Loftus-Cheek pritet në fund të prillit, ndërsa vetë lojtari falënderoi stafin mjekësor dhe tifozët për mbështetjen në një mesazh në rrjetet sociale. /Klankosova.tv

●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.