Mbrëmë u zhvillua ndeshja mes PSG-së dhe Atletico Madridit, e vlefshme për Botërorin e Klubeve.
Kampionët e Evropës nuk dëshpruan as këtë radhe, ku të cilët mposhtën spanjollët me rezultat të thellë 4 me 0, transmeton Klankosova.tv
Kjo ndeshje shpeshherë kishte pasur pauza shkaku i motit tejet të nxehtë, në Pasadena të Kalifornisë, qytet disa kilometra larg Los Angelesit.
Lidhur me këtë pati edhe ankesa nga futbollisti Marcos Llorente, i Atletico
Për këtë Marcos Llorente, u ankua rreth zhvillimit të ndeshjes dhe vapës së madhe të Kalifornisë.
“Është e pamundur të luash kështu, në këtë orë, me këtë vapë. Është tmerrësisht vapë. Më dhembnin thonjtë e këmbëve. Nuk mund të vrapoja mirë… Është e pabesueshme. Meqenëse është e njëjta gjë për të gjithë, nuk është justifikim”, u shpreh Llorente.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.