FC Prishtina ka vazhduar me përforcimet në prag të sezonit të ri, duke nënshkruar me futbollistin Valmir Veliu.
Veliu i bashkohet klubit nga kryeqyteti prej Llapit, ku ka pasur paraqitje të mira në edicionet e fundit.
Ai është futbollisti i tretë që vjen nga llapjanët tek FC Prishtina, pas Blendi Baftiut dhe Hamdi Namanit.
25 vjeçar pos Llapit, ka luajtur edhe në Superligën turke me skuadrat si: Gazientep dhe Istanbulspor, e po ashtu luajti edhe për fanellën e kombëtarës së Kosovës.
“Bardhekaltrit”, po synojnë të ndërtojnë ekip të fortë dhe konkurrues për sezonin e ardhshëm në Superligë.
Përveç përvojës, klubi ka shtuar edhe talent të ri në skuadër me afrimin e Drin Bajraktarit dhe Dren Zeqirit nga Ramiz Sadiku.
Me këto transferime, Prishtina po i tregon aspiratat e veta për të rikthyer dominimin në futbollin kosovar.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.