Klubi i Futbollit Llapi të mërkurën ka zyrtarizuar dy mbrojtës dhe një sulmues për edicionin e ardhshëm në Superligë dhe në garat europiane.
Dardan Jashari dhe Dion Miftari janë përforcimet e reja në mbrotje të Llapit kurse Adem Maliqi do të bashkohet në sulm, njofton Klankosova.tv.
Jashari dhe Maliqi kanë një lidhje te ngushtë me klubin e Llapit, pasi që Jashari kishte luajtur për klubin edhe më herët kurse Maliqi është i lindur në Llap.
Llapi së fundmi po synon të përforcojë klubin e tij, pasi që u fituan Kupën e Kosovës dhe kanë hyrë në garat europiane.

●●●
NSHKRIMI NGA
N.Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.