Llapi e ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës ndaj Drenicës me rezultat 2:0.
Llapjanët shënuan dy herë në pjesën e parë, ku fillimisht kaluan në epërsi më anë të Bytyqit i cili realizoi në minutën e 29-të të takimit.
Epërsinë, Llapi e dyfishoi shtatë minuta më vonë, pasi Marku realizoi në portën e tij, njofton Klankosova.tv.
Ndeshja e kthimit e gjysmëfinales mes Llapit e Drenicës do të luhet më 23 prill.
https://www.youtube.com/watch?v=qHmIB3rRfz4
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.