Kapiteni i Llapit, Axel Gnapi, është në gjendje të mirë shëndetësore pasi kishte rënë pa ndjenja në ndeshjen e djeshme ndaj FC Drita në Gjilan.
Skuadra e Tahir Batatinës, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se Gnapi kishte pësuar vetëm tronditje të lehtë.
”Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, Gnapi shfaqi disa komplikime shëndetësore, ku u desh ndërhyrja e autoambulancës për dërgim urgjent në QKUK, Prishtinë.
Pas incizimeve dhe kontrolleve të detajuara, u konstatua se ai kishte pësuar vetëm tronditje të lehtë, pa dëmtim të trurit – fatmirësisht jashtë çdo rreziku.
Aktualisht, Gnapi është liruar për trajtim të mëtejmë në shtëpi dhe po qëndron nën mbikëqyrje të stafit mjekësor deri në rikuperim të plotë.” thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.