Skuadra e Llapit në futboll ka përfunduar fazën përgatitore në Ohër ku qëndroj tash e tetë ditë.
Llapjanët më anë të një postimi, kanë bërë të ditur se tashmë që sot do të rikthehen në Podujevë, përcjell Klan Kosova.
“Pas dy ditësh pushimi, të shtunën skuadra rinis stërvitjet deri ditën e mërkurë për t'u zhvendosur më pas në Shkup, për përgatitjet finale para ndeshjes së rrethit të parë të Ligës së Konferencës ndaj FC Shkupi e cila zhvillohet të enjten në ora 20:00 në "Todor Proeski National Arena" në Shkup”, thuhet në njoftim.
Gjatë qëndrimit në Ohër, Llapi luajti dy ndeshje miqësore. Humbi 2:0 kundër nënkampionit të Kosovës në futboll Dritës, ndërsa fitoi 1:0 kundër Kampionit të Shqipërisë, Teutës së Durrësit.
●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.