Llapi është finalisti i parë i Kupës së Kosovës.
Kjo pasi ekipi i Tahir Batatinës e mposhti Drenicën me rezultat 0-2 në ndeshjen kthyese ku rezultati i përgjithshëm ishte 0-4, pas triumfit me shifra të njëjta në "Zahir Pajaziti".
Pjesa e parë e ndeshjes kthyese u mbyll me rezultat 0-0, por që në minutën e 65-të, Llapi kaloi në epërsi me golin e Arianit Hasanit, i cili realizoi sërish në minutën e 77-të, njofton Klankosova.tv.
"Legjendat" në Superligë janë keq, duke luftuar për mbijetesë, andaj rruga e vetme që i çon ata në kualifikimet evropiane, është triumfi në Kupë.
Llapi në finale takohet me më të mirin e ballafaqimit Prishtina – Drita, ku kryeqytetasit kanë avantazh 2-1 nga ndeshja e parë e zhvilluar në Gjilan.
Dueli i dytë ndërmjet këtyre dy ekipeve transmetohet ekskluzivisht në ArtMotion, përmes kanalit Sport 3, duke filluar në orën 20:00 nën komentimin e Andi Shabanit.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
B
SHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.