Pas tetë xhirosh, Llapi e shijoi sot fitoren e parë. Këtë e bëri ndaj Arbërisë e cila po tregon lojëra të mira në Superligë.
Se fitorja nuk ka alternativë, llapjanët e treguan atë në fillim të ndeshjes. Rezultati i lojës ishte 2 me 0 për Llapin, njofton Klan Kosova.
Me dy barazime, dy humbje dhe një fitore Llapi shkon në kuotën e pesë pikëve pas tetë ndeshjesh. Ndërsa Arbëria mbetet në vendin 4-të me 11 pikë pas tetë ndeshjesh.
Për më shumë shikoni videon më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=0tdtsF9aHj4
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.