Në Federatën e Futbollit të Kosovës është hedhur shorti për sezonin e ri të Albi Mall Superligës.
Kampioni aktual, FC Ballkani e nis rrugëtimin për mbrojtjen e titullit, në duel me Dukagjinin. Trajneri i klinasëve e nis aventurën me klubin e ri, pikërisht ndaj ish-skuadrës së tij.
Llapi – Gjilani do të jetë kryendeshja e xhiros së parë të stinorit 2024/2025, raporton Klankosova.tv
Drita pret Malishevën, kurse dy skuadrat e promovuara në elitën e futbollit kosovar, janë mysafire.
Suhareka udhëton te skuadra më e suksesshme e shtetit, Prishtina, derisa Ferizaj luan në Drenas ndaj Feronikelit’74.
Java e parë e Superligës fillon në 10 gusht!
Ndeshjet transmetohet drejtpërdrejtë në Artmotion dhe Klan Kosova.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.