Ka përfunduar xhiro e 34-të e Superligës së Kosovës në futboll ku u shënuan rezultate interesante.
Dukagjini ka shënuar fitore të madhe ndaj kampionit të këtij sezoni, Dritës me rezultat minimal, duke u shkëputur nga zona e rrezikshme për katër pikë, ku gjendet në vendin e gjashtë me 45 pikë.
Ndërsa Ferizaj ka bërë hap fals, pasi u mposht nga Ballkani me rezultat 2:3, duke u larguar kështu nga zona që dërgon në Evropë.
Ballkani gjendet në vendin e dytë me 61 pikë, kurse Ferizaj në vendin e pestë me 49 pikë, tri më pak se Malisheva që renditet e treta me 52, vend ky që dërgon në Conference League.
Në anën tjetër, Malisheva e kreu detyrën ndaj Feronikelit të rënë nga liga, pasi fitoi me rezultat 1-0, duke qëndruar në vendin e tretë me 52 pikë.
E, Prishtina është mposhtur në shtëpi nga Gjilani me rezultat 1-2, ku mysafirët po mbajnë shpresa për dalje në Evropë, e vendasit tashmë janë në rrezik pasi gjenden vetëm tri pikë larg Llapit, i cili pozicionohet në vendin e tetë, vend ky që dërgon në barazh.
Derbi për mbetje në ligë u zhvillua në mes Suharekës dhe Llapit, ndeshje e cila përfundoi me rezultat 3:2 në favor të vendasve.
Aktualisht Suhareka gjendet në vendin e nëntë me 39 pikë, kurse Llapi një vend më lartë me 41.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.