Kupa e Kosovës këtë mesjavë luan edhe raundin çerekfinal me shortin që ka vendosur të na dhurojë disa ndeshje shumë interesante dhe atraktive, të cilat si çdo ngjarje tjetër e madhe në Kosovë do të transmetohen live dhe ekskluzivisht në platformën Artmotion.
13:00 TREPCA ’89 - LLAPI ART SPORT 1
Dy skuadra që vazhdojnë të mbeten në pjesën e poshtme të tabelës në Superligën e Kosovës në futboll, Trepça ’89 dhe Llapi do të synojnë që forcën e tyre reale ta tregojnë përmes Kupës së Kosovës, teksa duelojnë mes tyre në çerekfinale.
Kjo ndeshje super interesante do të transmetohet të enjten me fillim nga ora 13:00 live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1.
Për të ardhur deri këtu ku janë, mitrovicasit e 89-shit kanë eliminuar dy skuadra që ndodhen në krizë të madhe si Vëllaznimi dhe Ferizaji. Nga ana tjetër Llapi e ka pasur shumë më të vështirë rrugën dhe ka djersitur shumë për të fituar kundër Onixut dhe Ballkanit, transmeton KlanKosova.tv.
Këtë sezon janë luajtur tre ndeshje direkte mes këtyre dy klubeve, në dy raste të fituar në fund kanë dalur të besuarit e Shpëtim Idrizit teksa vetëm një herë suksesin e kanë shijuar skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina.
Trepça ‘89, 11-shja e mundshme titullare: Tofiloski – Muja, Carbonieri, Berisha, Pllana – Rrahmani, Jashari, Darëish – Shala, Muja, Memaj
Llapi, 11-shja e mundshme titullare: Marjanovic – Emini, Idrizi, Haliti, Peposhi – Ramadani, Shabani, Zhdrella – Hoti, Sadriu, Januzi
13:00 ISTOGU – A&N ART SPORT 2
Dy skuadra me gjasa minimale tashmë për inkuadrim në Superligë si Istogu dhe A&N do të shpresojnë që përmes Kupës së Kosovës mund të arrijnë diçka të madhe dhe historike.
Ato kanë një rast të artë që nga dueli në mes tyre të kalojnë në mesin e katër më të mirave. Kjo përballje luhet të enjten me fillim nga ora 13:00 dhe transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 2.
Rruga për të arritur deri në këtë rreth garash nuk ishte aspak e lehtë për Istogun. “Troftat” ia dolën që fillimisht të eliminojnë Besën e më pas edhe të befasojnë Gjilanin për të arritur këtu ku janë. Nga ana tjetër skuadra simpatike A&N ka eliminuar Kikën e Hogoshtit si dhe Flamurtarin.
Këto dy skuadra janë ndeshur në dy raste me njëra tjetrën në këtë edicion e në të dy herët fituese kanë dalë skuadra e Istogut me rezultatin identik 3-2.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.