Çerekfinalja e fundit e Kupa e Kosovës zhvillohet sot nga ora 13:00, ku përballen Llapi dhe Malisheva.
Takimi do të transmetohet drejtpërdrejt në Sport 1 të platformës Artmotion dhe pritet të dhurojë një duel të fortë, pasi të dy skuadrat synojnë një vend në mesin e katër më të mirave të garës.
Deri më tani, në gjysmëfinale kanë siguruar kualifikimin FC Ballkani, KF Dukagjini dhe KF Ferizaj. Skuadra që fiton sot do të plotësojë katërshen gjysmëfinaliste të edicionit aktual të kupës.
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.