Blendi Baftiu nuk është më lojtar i Llapit.
Këtë gjë e bëri të ditur klubi podujevas përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Klubi Futbollistik Llapi njofton se ka arritur marrëveshje për ndërprerje të parakohshme të bashkëpunimit me mesfushorin Blend Baftiu”, thuhet në njoftimin e klubit.
“Pavarësisht se kontrata ishte e vlefshme edhe për sezonin e ardhshëm, palët janë dakorduar që të ndajnë rrugët para kohe”.
“Baftiu u bashkua me klubin tonë në fillim të këtij edicioni ku kontribuoi me 41 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 5 gola dhe duke dhuruar 4 asistime”.
“KF Llapi e falënderon Blendin për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar dhe i dëshiron suksese të shumta në karrierë”.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.