Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe Liz Truss është bërë emri i fundit i madh që ka shpallur kandidaturën e saj për udhëheqjen e konservatorëve, një lëvizje që shumëkush e kishte parashikuar prej ditësh.
Duke deklaruar planet e saj në Daily Telegraph, Truss u zotua të fillojë uljen e taksave "që nga dita e parë", duke përfshirë uljen e taksës së korporatave, ndryshimin e rritjes së Sigurimeve Kombëtare dhe reformimin e normave të biznesit.
"Kolegët e dinë se dua të them atë që them dhe bëj vetëm premtime që mund t'i mbaj. Mund të më besohet se do t'i përmbush", tha Truss mbrëmë, duke shtuar se ajo do të " garonte në zgjedhje si konservatore dhe do të qeveriste si konservatore".
Të dielën ka kandiduar edhe ministri i sapoemëruar i jashtëm Rehman Chishti.
Tashmë janë bërë 11 kandidatë në garë për ta pasuar Boris Johnsonin I cili u odrëhoq javën e kaluar.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.