Liverpooli ka shënuar fitore dramatike ndaj Atletico Madridit me rezultat 3:2 në “Anfield” në ndeshjen e parë të ligës në Champions League.
Vendasit e nisën mbarë ndeshjen duke shënuar dy gola për dy minuta, fillimisht me Robertsonin në minutën e 4-të dhe me Salahin në minutën e 6-të.
Por, mysafirët s’u dorëzuan, pasi arritën që të shënojnë në minutën e 3-të të shtësës në pjesën e parë me Llorenten, njofton Klankosova.tv.
10 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Llorente me një supergol arriti që ta barazonte rezultatin.
E, kur ndeshja po shkonte drejt fundit, van Dijk realizoi për 3:2, duke ia dhënë kështu fitoren e parë Liverpoolit në këtë edicion të Champions League.
Liverpooli aktualisht gjendet në pozitën e shtatë me tri pikë, kurse Atletico në vendin e 28-të me zero pikë.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.