Një javë pasi e lëshoi frontin në Premier Ligë, Liverpooli arriti ta rimarrë atë falë fitores ndaj Brightonit.
Skuadra mysafire arriti të kalojë e para në epërsi, ndërsa u tregua e rrezikshme në disa raste, mirëpo nuk arriti t’i konkretizojë asnjërën nga to.
E Liverpoolit iu deshën vetëm 3 minuta që fillimisht të barazojë rezultatin përmes Cody Gakpo në minutën 69’, e më pas Salah e kaloi skuadrën e tij në epërsi në minutën 72’.
Kështu edhe përfundoi ndeshja.
Ndërkaq Manchester City u mposht si mysafir i Bournemouth me rezultatin 2-1.
Mysafirët ishin në epërsi të dyfishtë deri në minutën e 82-të, kur mbrojtësi Gvardiol ngushtoi epërsinë në 2-1.
Ky ishte edhe rezultati përfundimtar i kësaj ndeshje.
Liverpooli me këtë fitore u ngjit në krye të tabelës, i ndjekur nga City.
Nga ana tjetër, Nottingham arriti fitoren e tretë radhazi, duke mposhtur bindshëm West Hamin (3-0). Kjo fitore e ngjiti Nottinghamin në pozitën e tretë në tabelë. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.