Liverpool ka refuzuar ofertën për Trent Alexander-Arnold nga Real Madrid.
Nuk kishte asnjë ofertë zyrtare, por kërkesë pati nga pala spanjolle.
Alexander-Arnold i skadon kontrata në fund të sezonit dhe mediat në Spanjë kanë thënë se 26-vjeçari ka informuar Liverpoolin se dëshiron të luajë për Madridin.
Reali tani është i lirë të flasë drejtpërdrejt me Alexander-Arnold për një parakontratë.
Por Liverpooli, si duket nuk ka interes të humbasë lojtarin ndërsa lufton për titullin e Premierligës.
Tre prej lojtarëve kryesorë të tyre u skadon kontrata këtë verë dhe megjithatë ata kanë mbetur pothuajse të përsosur si në Premier League, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.
Alexander-Arnold, Mohamed Salah dhe Virgil van Dijk janë të gjithë në diskutime për kontrata të reja, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.