Liverpooli është në bisedime për të nënshkruar qendërmbrojtësin e Crystal Palace, Marco Guehi.
Sipas informacioneve që vijnë nga Anglia, klubi nga Anfield është gati të paguajë më shumë se 35 milionë euro për të përfunduar transferimin, por gjithçka varet nga qëndrimi i Crystal Palace.
Nëse klubi londinez arrin të gjejë një zëvendësim dhe vendos ta lërë të shkojë, Guehi tashmë ka dhënë dritën jeshile për t'u transferuar te Liverpooli.
Kampioni anglez deri tash ka shpenzuar rreth 300 milionë euro këtë sezon, ndërsa pritet ta arrijë edhe shifrën marramendëse prej 400 milionë, nëse arrin marrëveshje me Newcastle për sulmuesin Isak. /Klankosova.tv
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.