Pas vdekjes tragjike të futbollisit të Liverpoolit, Diogo Jota, klubi ka marrë vendim që fanella me numrin 20 nuk do të përdoret nga asnjë lojtar tjetër.
Ky vendim i klubit erdhi pas kërkesës që fansat e Liverpoolit ia bënë gjatë gjithë ditës, prej kur nisën lajmet se Jota vdiq në një aksident trafiku.
Jota vdiq në moshën 28-vjeçare në një aksident trafiku bashkë me vëllanë e tij Andres Silva, njofton Klankosova.tv.
28-vjeçari para dy javësh kishte mbajtur ceremoninë e dasmës, teksa la pas gruan me tre fëmijë.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.