Këtë javë zhvillohet xhiroja e 34-të e ligës më të fortë në botë, Premier Ligës.
Liverpoolit që është lider i nevojitet vetëm një pikë ndaj Tottenham Hotspurs të dielën për ta siguruar titullin.
Ndërkaq, të shtunën, Chelsea pret Evertonin, Newastle Ipswichin, Brightoni-West Hamin, Wolves-Leicesterin, e Crystal Palace luan ndaj Aston Villës.
Të dielën, pos derbit në fjalë, Bournemouth pret Manchester United-in, ndërkaq Nottigham Forest dhe Manchester City përballen në luftën për një vend në Ligën e Kampionëve.
Të gjitha këto ndeshje mund t’i ndiqni në platformën më të madhe në vend, Art Motion.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.