Ryan Gravenberch ka vazhduar kontratën me Liverpoolin, duke konfirmuar besimin e klubit anglez te një nga talentët më të rëndësishëm të mesfushës.
Klubi nga “Anfield” ka arritur marrëveshje me 23-vjeçarin për një kontratë të re afatgjatë, ndërsa drejtuesit e Liverpoolit janë të bindur se Gravenberch do të jetë pjesë kyçe e projektit të skuadrës në vitet e ardhshme.
Gravenberch u bashkua me Liverpoolin pas periudhës te Bayern Munich dhe gradualisht ka fituar më shumë hapësira në formacion, duke treguar cilësitë e tij në mesfushë me teknikë, fuqi fizike dhe aftësi për të ndërtuar aksione sulmuese.
Me rinovimin e kontratës, Liverpooli synon të sigurojë të ardhmen e mesfushës, ndërsa lojtari holandez pritet të ketë rol edhe më të rëndësishëm në sezonet e ardhshme.
●●●
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.