Lajmet e fundit

Leoni pati një sezon të mirë në Serie A, duke zhvilluar 17 paraqitje dhe duke shënua një gol në sezonin e tij të vetëm në elitën e futbollit italian.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Është një ndjesi vërtet e mrekullueshme dhe jam i nderuar që jam pjesë e këtij klubi”.
“Jam shumë i nderuar. U gëzova shumë për interesimin e Liverpool-it. Kur e pashë këtë, thashë, ‘Wow, kjo është e pabesueshme.’ Jam shumë i lumtur”, u shpreh ai, shkruan Liverpool, transmeton Klankosova.tv.
Leoni bëri debutimin e tij profesional me ekipin e parë për Padovan në mars të vitit 2023. Ai kaloi gjysmën e dytë të sezonit 2023-24 në huazim te Sampdoria në Serie B duke luajtur në 12 ndeshje dhe duke shënuar një gol, përpara se Parma ta transferonte përfundimisht verën e kalua, teksa ai do të mbajë fanellën me numrin 15 te Liverpooli.