Liverpooli e ka përmbysur rezultatin për 10 minuta ndaj Manchester Unitedit.
Pavarësisht se ishin duke humbur me rezultat 0-1, pas golit të Martinezit në minutën e 52-të, Gakpo barazoi shifrat në të 59-ën.
Ndërsa, epërsinë e mori pas golit të Salahut i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën e 70-të të takimit, njofton Klankosova.tv.
Me këtë rezultat, Liverpooli shkëputet në plot tetë pikë nga ndjekësi më i afërt, Arsenali, kurse për Unitedin vazhdon kriza duke e regjistruar humbjen e katërt radhazi.