Kampioni i Premier League, Liverpool, sot pritet t'i realizojë dy superblerje.
I pari, mbrojtësi më i mirë i krahut në Bundesliga, Jeremie Frimpong pritet të zyrtarizohet sot si futbollist i ri i "The Reds".
Kjo blerje skuadrës së Arne Slot, do t’i kushtojë 38 milionë euro.
Po ashtu, kampioni anglez po zhvillon bisedime intensive për blerjen e një tjetër mbrojtësit të krahut.
Milos Kerkez, i Bournemouth është në bisedime të avansuara me gjigantin anglez.
Kerkez është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Premierligë në këtë sezon./ Klankosova.tv.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.