Liverpool ka shënuar fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Evertonit.
"Të Kuqtë" e Arne Slot arritën fitore me rezultat 1-2, raporton KlanKosova.tv.
Salah hapi llogarinë e golave në minutën e 29-të të takimit për t'i dhënë epërsinë skuadrës së tij, kurse golin e barazimit e shënoi Beto në minutën e 54-të të duelit.
Golin e fitores e shënoi kapiteni i Liverpoolit, Virgil Van Dijk në minutën e 10-të të kohës shtesë.
Me këtë fitore Liverpool shkon në kuotën e 55 pikëve në pozitën e pestë të tabelës së Premierligës, tre më pak se Aston Villa dhe Man United që pozicionohen në pozitat 3 dhe 4./KlanKosova.tv.
●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.