Liverpooli ka identifikuar zëvendësuesin e Mohamed Salah për sezonin e ardhshëm, pas largimit të pritur të yllit egjiptian.
Zgjedhja e “The Reds” është talenti francez Maghnes Akliouche, i cili po shkëlqen te Monaco, transmeton Klankosova.tv.
24-vjeçari shihet si profili ideal për të përforcuar sulmin e ekipit të drejtuar nga Arne Slot.
Klubi anglez është i gatshëm të negociojë për transferimin e tij, ndërsa Akliouche pritet të jetë një nga emrat më të përfolur në merkato verore.
●●●
KGSHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.