Liverpooli ka refuzuar një qasje të re nga Bayern Muncheni për transferimin e Luis Diazit.
Klubi anglez ka njoftuar gjermanët se nuk ka asnjë plan për të negociuar largimin e kolumbianit dhe se ai mbetet pjesë kyçe e skuadrës.
Megjithëse ende nuk ka marrëveshje për një kontratë të re, Liverpooli nuk ka ndërmend të hapë derën për shitje.
Bayerni tashmë është informuar për qëndrimin e klubit nga “Anfield”.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.