Liverpool e ka fituar derbin e kësaj jave në Premier League kundër Chelseat.
"The Reds" i mposhtën "Blutë e Londrës" me rezultat 2:1 në "Anfield Road".
Golin e epërsisë e realizoi nga pika e bardhë, Mo Salah në minutine 29-të, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.
Nicolas Jackson, e barazoi rezultatin në 1:1, në minutine 48-të.
Derisa golin e fitores për Liverpoolin e realizoi Curtis Jones, në minutin e 51-të.
Skuadra e Arne Slot aktualisht është në vendin e parë të Premier Leagues me 21 pikë, derisa ajo e Enzo Marescas, është në të gjashtin me 14 pikë.
Kjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e tetë.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.