Një iniciativë e jashtëzakonshme nga Paris Saint Germain, e ka karakterizuar pjesën e parë në ballafaqimin e tyre me Liverpoolin, i vlefshëm për 1/8-ën e finales në Ligën e Kampionëve.
Madje pas 20 minutave lojë vendasit e tundën rrjetën e kundërshtarit, me një supergoditje nga Khvicha Kvaratskhelia, por që me ndërhyrjen e sistemit VAR, u konstatua se futbollisti gjeorgjian ishte për fare pak i avancuar, duke qenë në pozicion jashtë loje, raporton Klankosova.tv.
[caption id="attachment_2520620" align="alignnone" width="1876"]

Goli i anuluar që PSG e realizoi në minutën 20-të, si shkak i pozicionit milimetrik jashtë loje[/caption]
I njejti avaz i PSG-së vazhdoi edhe në minutat tjerë, por që "The Reds" e kishin fatin me vete, duke shpëtuar pa pranuar gol.
Padyshim që edhe pritjet e portierit brazilian të Liverpoolit, Alison Becker, rezultuan kruciale që skuadra e tij të shkonte në pushimin mes pjesëve, e pamposhtur.
[caption id="attachment_2520629" align="alignnone" width="2000"]

Liga e Kampionëve transmetohet ekskluzivisht në ArtMotion![/caption]
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.