Liverpool po përjeton një nga momentet më të vështira të viteve të fundit.
Pavarësisht investimeve marramendëse prej £416 milionë gjatë verës, performanca në fushë ka qenë zhgënjyese dhe rezultatet po e lënë klubin larg pritshmërive.
Trajneri Arne Slot, që erdhi për të ringritur skuadrën pas epokës së Klopp, ende nuk ka arritur ta stabilizojë ekipin.
Përforcime si Florian Wirtz, Alexander Isak dhe Hugo Ekitike nuk kanë sjellë ndikimin e pritur, ndërsa mbrojtja vazhdon të bëjë gabime të kushtueshme.
Shumë analistë britanikë mendojnë se Liverpool ndodhet në një situatë alarmante dhe nëse kjo spirale vazhdon, klubi mund të futet në një “doom loop”, një rënie që e gëlltit vetveten!
Në prapaskenë flitet për tensione në zhveshtore dhe mungesë harmonie mes lojtarëve të rinj e atyre të vjetër.
Ndërkohë, presioni ndaj trajnerit Slot sa vjen e shtohet, me tifozët që kërkojnë reagim urgjent.
Liverpool, që nisi sezonin si pretendent për titull, tani po lufton për të mbetur në garë për zonën e Champions dhe në Anfield po ndihet sërish pesha e zhgënjimit.
Humbja e djeshme nga Brentford, ishte e katërta rresht në Premier League, ndërsa bumbja e pestë në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.