Liverpooli ka nisur bisedimet për të nënshkruar me mbrojtësin Lutsharel Geertruida, i cili shihet si një përforcim i rëndësishëm për repartin defensiv. Lajmi bëhet i ditur nga Fabrizio Romano, i cili konfirmon se bëhet fjalë për kontakte konkrete mes palëve.
Trajneri Arne Slot e njeh shumë mirë Geertruida-n nga koha e tyre te Feyenoord, çka e bën mbrojtësin një opsion serioz për “The Reds”. Kontakti fillestar ka ndodhur me Sunderlandin, ndërsa tashmë Liverpooli ka hyrë në negociata klub më klub për formulën e marrëveshjes dhe detajet e mundshme të kontratës.
Slot kërkon një lojtar të ri që mund të mbulojë pozicionin e mbrojtësit të djathtë ose të qendrës, dhe Geertruida përshtatet me profilin e kërkuar. Bisedimet janë në vijim dhe priten zhvillime të reja së shpejti. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.