Liverpool pritet të vazhdojë me Arne Slot në krye të skuadrës edhe për sezonin e ardhshëm.
Sipas raportimeve të
Sky Sports News, drejtuesit e klubit janë të kënaqur me punën e trajnerit holandez dhe besojnë në projektin e tij afatgjatë, transmeton Klankosova.tv.
Pavarësisht spekulimeve të fundit për ndryshime në stol, Liverpooli synon stabilitet dhe vazhdimësi me Slot, duke i dhënë atij kohën e nevojshme për të ndërtuar një skuadër konkurruese në Angli dhe Evropë.
●●●
KGSHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.