Liverpool i ka ofruar sulmuesit Roberto Firminos një kontratë të re, në mënyrë që ta vazhdojë qëndrimin e tij në Anfield.
Kjo pasi marrëveshja aktuale e 31-vjeçarit do të përfundojë verën e ardhshme, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Reds po ofrojnë një pagë më të ulët se paga e tij aktuale, e cila raportohet të jetë mbi 208 mijë euro në javë.
Megjithatë, shpërblimet e lidhura me performancën bazuar në paraqitjet dhe golat do ta ndihmojnë atë të rrisë pagën e tij.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.