Liverpool i ka marrë pikët e plota në "Etihad Stadium".
"The Reds" fituan me rezultat 0:2 ndaj Manchester Cityt, me golat e Mohamed Salah dhe Dominik Szoboszlai.
Kështu skuadra e Arne Slot, me këtë fitore goxha të rëndësishme e vazhdon sigurt rrugën drejt titullit.
Liverpool shkon në kuotën e 64 pikëve dhe mban pozitën e parë në tabelë, teksa City renditet në pozitën e katërt me 44 sosh.
Dy ekipet do rikthehen në aksion sërish në mesjavë ku ‘Qytetarët’ do të luajnë në udhëtim ndaj Tottenhamit ndërsa ‘Të Kuqtë’ do të jenë nikoqir të Newcastle.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.