Liverpool ka dhuruar një paraqitje spektakolare në “Anfield”, duke mposhtur Galatasaray me rezultat të pastër 4-0 dhe duke përmbysur humbjen e ndeshjes së parë për të kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm 4-1.
Të kuqtë dominuan plotësisht takimin, duke mos i lënë asnjë shans skuadrës turke, transmeton Klankosova.tv.
Në listën e golashënuesve u regjistruan Dominik Szoboszlai, Hugo Ekitiké, Ryan Gravenberch dhe Mohamed Salah, i cili vulosi fitoren me një gol të bukur dhe historik në Champions League.
Me këtë fitore bindëse, Liverpool siguron një vend në çerekfinale, ku do të përballet me Paris Saint-Germain, në një duel që pritet të jetë një nga më të fortët e kësaj faze.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.