22:10 - Trepça e ka fituar ndeshjen e tretë të serisë finale kundër Pejës.
"Xehëtarët" fituan në Palestrën "Minatori" rezultat 97:90.
Kështu klubi mitrovicas e rikthen epërsinë prej 2:1 në serinë e finaleve.
Mbetet të shihet nëse Trepça do të arrijë ta fitojë edhe ndeshjen e tretë për t'u shpallur kampion.
________________________________________________________________________________________
21:30 - Ka përfunduar edhe çereku i tretë në serinë e tretë të finales së playoff-it në mes të Trepçës dhe Pejë.
67:73, është rezultati aktualisht kur ka mbetur të luhet edhe çereku i fundit në Palestrën "Minatori".
Skuadra mysafire Peja është në epërsi prej gjashtë pikësh./ Klankosova.tv
________________________________________________________________________________________
20:51 - Peja e ka mbyllur në epërsi prej katër pikësh pjesën e parë të ndeshjes së tretë finale kundër Trepçës.
42:46, është rezultati i 20 minutave lojë në palestrën "Minatori".
Mbetet të shihet se kush do ta fitojë ndeshjen e dytë të serisë finale.
Cilado skuadër që i fiton tri ndeshje do të shpallet kampion./ Klankosova.tv
________________________________________________________________________________________
20:27 - Ka përfunduar çereku i parë i ndeshjes së tretë finale në mes të Trepçës dhe Pejës.
Në 10 minutat e para po triumfon skuadra pejane me rezultat 19:21.
Ndeshja po luhet në Mitrovicë në palestrën "Minatori".
________________________________________________________________________________________
Po zhvillohet finalja e tretë në palestrën “Minatori”, në Mitrovicë ku po përballen Trepça dhe Peja.
Në dy ndeshjet e para, seria në mes të mitrovicasve dhe pejanëve është 1:1.
Ndeshjen e parë e patën fituar “Xehëtarët” me rezultat 94:86, derisa të dytin “Shqiponjat” 107:79.
Sonte dyja skuadrat do të synojnë që ta fitojnë ndeshjen për t’ju afruar fitores së titullit kampion.
Skuadrat e cila i arrin tri fitore, shpallet kampion./Klankosova.tv
*Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni
KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe
KËTU për iOS.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.