21:00 - Daku dhe Ismajli: E din ata, shqiptari me plis po vjen
Sulmuesi i Shqipërisë Mirlind Daku dhe mbrojtësi Ardian Ismajli, kanë bërë një dedikim për kualifikimin në Kampionatin Evropian që do të mbahet në vitin e ardhshëm në Gjermani.
Daku ka falënderuar të gjithë shqiptarët për përkrahjen e vazhdueshme, njofton Klankosova.tv.
E din ata. EURO2024, Shqiptari me plis po vjen! Faleminderit çdo Shqiptari për përkrahjen e pa pershkrueshme!
20:46 - Ramadani: I kemi bërë krejt shqiptarët krenarë
Futbollisti Ylber Ramadani ka thënë se është ndjenjë e vecantë për të jetë pjesë e kombëtares shqiptare.
“Me të vërtet një ndjenjբ e veçantë, është një ditë e veçantë për të gjithë shqiptarët,
“Mbështetjen e kemi shijuar cdo ndeshje, kjo e sotmja me ka bërë mirë. I kemi bërë krejt shqiptarët krenarë, ta shijojmë së bashku edhe në Berlin”, ka thënë Ramadani.
20:45 - Gjimshiti: E meritojmë vendin e parë në grup, kemi kohë për të menduar për evropian
Kapiteni Berat Gjimshiti ka reaguar pas kualifikimit të Shqipërisë në Kampionatin Evropian që do të mbahet në Gjermani në vitin e ardhshëm.
“Besoj se të gjithë e kemi merituar, nuk e fus veten para ekipit, që shumë vite nuk kam qenë ashtu, falënderimi i shkon gjithë ekipit”, theksoi Gjimshiti.
“Ishim plot shqiptarë që na përkrahën, është një fitore e gjithë shqiptarisë”.
“Cilësitë e mundësitë i kemi si skuadër jemi rritur në këto kualifikime, presioni sot ishte i lartë, do të bëjmë atje, kemi kohë për të menduar, ta marrin e meritojmë vendin e parë në grup, kemi kohë për të menduar për evropian”.
“Besoj se mundësia është gjithmonë, nëse kemi diçka për ëndërruar është bërë tu bërë realitet gjithçka është e mundshëm të kemi pak fat dhe kemi cilësi të jashtëzakonshme”.
20:42 - Jasir Asani: Së bashku do të shkruajmë histori edhe në Gjermani, krenar që jam shqiptar
Futbollisti i Shqipërisë, Jasir Asani ka reaguar pasi siguruan kualifikimin për në Kampionatin Evropian që do të mbahet në vitin e ardhshëm në Gjermani.
Asani potencoi se së bashku do të shkruajnë histori edhe në Gjermani, njofton Klankosova.tv.
“Jemi në Europian! Bashkë ja dolëm! Bashkë besuam, luftuam, fituam dhe shkuam në Europian. Së bashku do të shkruajmë histori edhe në Gjermani, sepse të bashkuar jemi më të fortë. Urime Shqipëri! Krenar që jam shqiptar”, ka shkruar Asani në Facebook.
20:40 - Etrit Berisha: Rrugëtimi evropian vetëm sa ka filluar
Portieri Etrit Berisha ka thënë se rrugëtimi i Kombëtares së Shqipërisë drejt kampionatit evropian vetëm sa ka filluar.
Pas ndeshjes me Moldavinë, në një prononcim para gazetarëve ai ka thënë se gjithmonë ambiciet e Kombëtares së Shqipërisë kanë qenë që të kualifikohen, raporton Klan Kosova.
“Gjithmonë ambiciet tona kanë që të kualifikohemi. E kemi pasur një grup fantastik. Rrugëtimi vetëm sa ka filluar dhe duhet të mendojmë tani për evropianin”, ka thënë portier.
“I pari [kampionati] ishte më i vështirë sepse kishim disa ekipe shumë të vështira dhe për të shënuar gol ishte shumë më e mundimshme. Kurse tani ishte më e lehtë dhe më e thjeshtë”, ka shtuar tutje Etrit Berisha.
20:30 - Presidenti Begaj: Kualifikim i merituar
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka shprehur gëzimin për kualifkimin e kombëtares së futbollit në kampionatin evropian.
“Faleminderit kombëtares për emocionet e dhuruara dhe urime për kualifikimin e merituar në Euro 2024!”, ka shkruar Begaj, transmeton KlanKosova.tv.
20:18 - Edi Rama falënderon kuqezinjtë: Dhuratë fantastike
Kryeministri Edi Rama, e ka falënderuar Kombëtaren e Shqipërisë për kualifikimin në Kampionatin Evropian që do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.
Kualifikimin e kuqezinjve në kampionat, Rama e ka cilësuar si një dhuratë fantastike, raporton Klan Kosova.
“Faleminderit kuqezinjve për këtë dhuratë fantastike”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook.
Ai po ashtu ka vizatuar në mënyrë digjitale shqiponjën dykrenore ku mbi të ka shkruar “Euro 2024”.
20:15 - Kurti: Shqipëria kalon, festë e madhe, që do vazhdojë në Euro 2024
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi kombëtarja e Shqipërisë u kualifikua në Kampionatin Evropian që do të mbahet në vitin e ardhshëm në Gjermani.
Kurti ka përgëzuar lojtarët dhe të gjithë për këtë arritje.
Shqipëria kalon. Festë e madhe, që do vazhdojë në Euro 2024. Për herë të dytë në histori. Pas Francës, tashmë drejt Gjermanisë. Urime lojtarëve, gëzuar të gjithëve
20:14 - Reagon Agim Ademi: Evropiani “Gjermani 2024” do të flasë shqip
Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ka uruar Shqipërinë për kualifikimin në Kampionatin Evropian që do të mbahet në vitin e ardhshëm në Gjermani.
Ademi thotë se ky është një sukses i jashtëzakonshëm për një vend si Shqipëria, që sot, për herë të dytë në histori, arrin të prekë majat e futbollit evropian
“Sonte, gëzimi dhe krenaria kanë pushtuar zemrat e të gjithë shqiptarëve, pasi Shqipëria e ka siguruar pjesëmarrjen e saj në Euro 2024”, shkroi Ademi.
“Në këtë moment shumë të veçantë, në emrin tim dhe të Federatës së Futbollit të Kosovës, dua të shpreh përgëzimet më të sinqerta për këtë triumf të madh të futbollit shqiptar”.
“Vlerësoj thellë faktin se evropiani “Gjermani 2024” do të flasë shqip, duke sjellë kësisoj gëzim të paimagjinueshëm për shqiptarët kudo në botë”.
“Dua të përcjellë përgëzimet e mia më të sinqerta për të gjithë futbollistët kuqezi, stafin, me trajnerin Sylvinho, presidentin @armandduka dhe të gjithë ata që kanë punuar me zell dhe pasion për të arritur këtë sukses të madh”.
“Në këtë ditë feste për shqiptarët, uroj që Kombëtarja e Shqipërisë të vazhdojë me formë të lartë dhe të jetë befasia e këndshme në Euro 2024”.
20:12 - Silvinjo: E meriton shumë këtë moment Gjimshiti, është një shembull për të gjithë
Përzgjedhësi i Shqipërisë, Silvinjo ka folur për kualifikimin në Kampionatin Evropian të Gjermanisë.
Silvinjo ka treguar nga ku buroi momenti i kualifikimit, teksa theksoi se Berat Gjimshiti e ka merituar më së shumti këtë moment.
“Po është e vërtetë ka një pasion që ne vërejmë, kjo dallohet nga pasioni për futbollin dhe të gjithë. Ne kemi bërë një punë të mirë, futbollit jo gjithmonë të jep atë që jep, kemi dhënë gjithçka”, ka thënë Silvinjo.
Sigurisht dyert janë të hapura, kemi një grup të konsoliduar, jemi të hapur.
"E meriton shumë këtë moment Gjmishiti, është një shembull për të gjithë".
“Isha i bindur që ky grup ishte i vështirë, dhe mendoj që momenti vendimtar pas ndeshjes me Poloninë luajtëm ndeshjen mirë, pas asaj ndeshjeje pati ndryshim dhe aty filloi festa”.
20:10 - Duka: Është sukses të shkojmë në Evropian, do të përpiqemi të bëjmë më të mirën
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka reaguar pasi kombëtarja shqiptare siguroi kualifikimin në Kampionatin Evropian që do të mbahet në vitin e ardhshëm në Gjermani.
Duka, mes tjerash theksoi se në Evropian do të shkojnë për të bërë më të mirën, njofton Klankosova.tv.
“Ia dolëm dua t’i falënderojë tifozët e mrekullueshëm për sot, gjithmonë kanë qenë të mrekullueshëm. Kemi edhe një ndeshje, Gjithë po festojmë me brohoritma, ia dedikojnë çunave në fushë, çuna të mrekullueshëm, të lidhur me fanellën, s’ka më mirë se kaq”, ka thënë Duka.
“Tani është koha më e vështirë, është sukses të shkojmë në evropian duhet të bëjmë mirë, evropiani është vështire, do të përpiqemi të bëjmë më të mirën”.