Lajmet e fundit

Sot gjatë ditës një plaçkitje e armatosur ka ndodhur në një argjendari në Suharekë.
Një polic ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Ndiqeni një kronikë përmbledhëse nga Arjeta Sinani.
18:45 - Plaçkitja e armatosur në Suharekë: Policët e lënduar lirohen për në shtëpi
Një polic është plagosur dhe një tjetër është lënduar gjatë shkëmbimit të zjarrit mes policisë dhe grupit të grabitësve në Suharekë.
Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv Vesel Gashi, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit.
"Ata pas marrjes së trajtimit mjekësor në Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare, janë liruar për në shtëpi", tha Gashi.
Sot në Suharekë ka ndodhur një grabitje në argjendari.
Aty ka pasur edhe shkëmbim zjarri në mes të policisë dhe grupit të armatosur.
Katër të dyshuarit, kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe janë në kërkim të policisë./ Klankosova.tv
______________________________________________________________________________________________________
17:30 - Grabitja me armë zjarri në Suharekë, Muharremaj: Ta ruajmë qetësinë
Kryetari i komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka reaguar pas grabitjes me armë zjarri në një argjendari në këtë qytet, ku edhe u plagos një polic.
Muharremaj porositi për ruajtjen e qetësisë.
"Sapo bisedova me Komandantin e Policisë, për rastin e grabitjes në një lokal në Suharekë, dhe u njoftova se po punohet në zbardhjen e rastit", tha Muharremaj.
I pari i Suharekës uroi që raste të tilla të mospërsëriten kurrë.
______________________________________________________________________________________________________
17:24 - Një patrullë tjetër e policisë i shkon në ndihmë policit të plagosur nga plaçkitja në Suharekë (VIDEO)
Një zyrtar policor sot është plagosur nga një plaçkitje me armë që ka ndodhur në një argjendari të Suharekës.
Klan Kosova ka siguruar pamje të shumta nga vendi i ngjarjes derisa ka ndodhur rasti në fjalë.
Në mesin e tyre është edhe momenti kur një patrullë tjetër e policisë shkon për ta ndihmuar zyrtarin policor të plagosur.
Klankosova.tv ka kontaktuar me zëdhënësin e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi, i cili ka thënë se polici në fjalë është jashtë rrezikut për jetë./Klankosova.tv.
17:10 - Katër të dyshuarit në grabitjen e argjendarisë në Suharekë ende në arrati
Katër të dyshuarit për grabitjen me armë në një argjendari në Suharekë kanë ikur nga vendi i ngjarjes.
Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Shaqir Bytyqi, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren.
Ai ka shtuar se është plagosur një zyrtar policor nga të shtënat me armë zjarri, dhe se ai ka marrë tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.
“Sot rreth orës 15:45 është marrë informatë se në Suharekë në një argjentari është një grabitje me armë në zhvillim e sipër. Patrullat policore të Stacionit të Policisë së Suharekës sapo janë informuar menjëherë kanë shkuar në vendngjarje”.
“Rreth orës 16:03 min kemi marrë informatën se vetura e dyshimtë është një veturë e pasagjerëve. Sapo policia ka mbërri në vendngjarje, të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë, një zyrtar policor është plagosur, ai ka marrë tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë. Në grabitje dyshohet se janë të përfshirë katër të dyshuar të cilët për momentin kanë arritur që të largohen nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Bytyqi.
17:04 - Plaçkitja në Suharekë, tre i mbushin çantat – i katërti bën roje me kallashnikov
Një plaçkitje me armë zjarri ka ndodhur sot në një argjendari në qytetin e Suharekës.
Katër persona të maskuar dhe të armatosur shihen në videon që ka siguruar Klankosova.tv.
Tre prej tyre i mbushin çantat, ndërsa i katërti bën roje me kallashnikov.
17:03 - Policia: Zyrtari policor i plagosur nga grabitja në Suharekë është jashtë rrezikut për jetë
Policia e Kosovës e ka konfirmuar se është plagosur sot një zyrtar policor nga një grabitje me armë në një argjendari në Suharekë.
Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Shaqir Bytyqi, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren.
Ai ka pohuar se zyrtari policor në fjalë ka marrë tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë./Klankosova.tv
16:48 - Pamje nga çasti i plaçkitjes në Suharekë – përdoren armë të gjata (VIDEO)
Disa persona të panjohur kanë plaçkitur një argjendari në Suharekë.
Klan Kosova ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, nga ku mund të vërehet se ata kanë përdorur edhe armë të gjata gjatë plaçkitjes.
Klan Kosova përmes burimeve mëson se një polic ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
17:53 - Bytyqi thotë se Policia iu përgjigj me kohë plaçkitjes në Suharekë
Zëdhënësi i Policisë rajonale në Prizren, Shaqir Bytyqi, ka thënë se prestarët e policisë i janë përgjigjur me kohë plaçkitjes në argjendari në Suharekë.
Në një lidhje direkte në Info Magazine në Klan Kosova, ai ka shtuar se Policia është duke mbledhur prova për identifikimin e personave të përfshirë në këtë rast.
“Rreth orës 15:45 është raportuar për një grabitje në Suharekë. Patrulla më e afërt ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe me të shkuar grabitësit kanë hapur zjarr ndaj Policisë. Si pasojë një polic ka mbetur i lënduar i cili është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Bytyqi.
Sipas tij, katër plaçkitësit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë të pasagjerëve.
“Identifikimi i tyre është i vështirë. Hetuesit janë duke mbledhur prova dhe do të mundohemi që sa më shpejt t’i identifikojmë këta persona dhe t’i arrestojmë”, ka shtuar ai.
“Policia e Kosovës i është përgjigjur me kohë dhe ata kanë arritur në vendin e ngjarjes gjatë kohës sa ka qenë duke ndodhur grabitja”, ka thënë ai më tej.
Tutje, Bytyqi ka treguar se polici është plagosur në këmbë dhe se është jashtë rrezikut për jetë.
Polici i plagosur ka lëndime në këmbë. Zyrtarët tjerë janë në gjendje të mirë shëndetësore.
“Në rajonin e Prizrenit nuk kemi pasur raste të shpeshta. Dy grabitje të mëhershme që kanë ndodhur, të dyshuarit janë identifikuar dhe janë arrestuar”, ka thënë Shaqir Bytyqi.
18:30 - Pamje të argjendarisë në Suharekë, pas plaçkitjes
Sot gjatë ditës një plaçkitje e armatosur ka ndodhur në një argjendari në Suharekë.
Klan Kosova ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes, nga ku mund të shihet se plaçkitësit e kanë zbrazur dyqanin.
Katër persona kanë hapur zjarr mbi patrullën e Policisë së Kosovës të cilët kanë shkuar për ta ndaluar krimin, si pasojë një pjesëtar i policisë është plagosur në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetë.