22:53 - Barazohet sërish rezultati në "Camp Nou", shënon Lewandowski
Robert Lewandowski, u bë sërish protagonist kundër Interit.
Ai arriti që ta shënojë edhe golin e dytë personal duke e barazuar rezultatin në 3:3.
Lewandowski shënoi në minutën e 92-të.
22:50 - Inter e kthen epërsinë ndaj Barcelonës
Inter e ka rikthyer epërsinë ndaj Barcelonës në "Camp Nou".
Për 2:3 ka realizuar Robin Gosens.
Gjermani tundi rrjetën e "blaugranave" në minutën e 89-të.
22:43 - Lewandowski e barazon rezultatin
Robert Lewandowski e ka barazuar rezultatin në 2:2.
Lewa ka arritur që të shënojë pas një topi të kthyer në zonë nga mbrojtja e Interit.
Polaku shënoi në minutën e 82-të.
22:25 - Inter kalon në epërsi kundër Barcelonës
Inter ka kaluar në epërsi kundër Barcelonës në "Camp Nou".
Për 1:2 ka realizuar Lautaro Martinez.
Martinez ka shënuar në minutën e 63-të
22:20 - Barazohet rezultati në "Camp Nou"
Është barazuar rezultat në 1:1.
Për Interin ka realizuar Nicolo Barella, në minutën e 50-të, pas asistimit të Alessandro Bastonit.
21:40 - Barcelona në epërsi ndaj Interit
Barcelona ka kaluar në epërsi kundë Interit.
Për 1:0 në "Camp Nou" realizoi Ousmane Dembele, pas asistimit të Sergio Robertos.
Dembele realizoi në minutën e 40-të.
21:00 - Nis ndeshja Barcelona - Inter
Ka nisur ndeshja Barcelona - Inter, e vlefshme për xhiron e katërt të fazës së grupeve në Champions League.
Në "Camp Nou" Barca do të kërjojë revansh ndaj italianëve.
Javën e kaluar "blaugranat" humbën me rezultat 1:0 në 'Giuseppse Meazza".
Ndeshja transmetohet drejtpërdrejt në Klan Kosova.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.