Lajmet e fundit

Lista Serbe ka dorëzuar ankesë në Panelin e Ankesave dhe Ankesave Zgjedhore, në përgjigje ndaj Komisionit Qendror Zgjedhor, i cili javën e kaluar nuk e miratoi shpalljen e rezultateve të këtij subjekti, për zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.
Lidhur me këtë, ka reaguar edhe Misioni i OSBE-së në Kosovë, transmeton Klankosova.tv.
Në postimin e tyre theksohet nevoja për respektimin e plotë të standardeve ndërkombëtare zgjedhore, në veçanti publikimin transparent dhe gjithëpërfshirës të rezultateve zgjedhore, si mjet për garantimin e sigurisë ligjore dhe trajtimit të barabartë për të gjithë garuesit zgjedhor.
“OSBE do të vazhdojë të monitorojë nga afër zhvillimet”, thuhet në reagim.
https://klankosova.tv/kqz-nuk-miraton-shpalljen-e-rezultatit-te-zgjedhjeve-per-listen-serbe/