Njëri nga basketbollistët kryesorë të Kosovës, Lis Shoshi, është lënduar gjatë ndeshjes së parë miqësore ndaj Shqipërisë dhe si pasojë do të mungojë në takimet parakualifikuese “Eurobasket 2021”.
Shoshi është lënduar në krahun e djathtë, derisa mjekët kanë konstatuar se ai nuk do të jetë në gjendje të luajë në përballjet me Luksemburgun dhe Britaninë e Madhe, që zhvillohen nga 3 deri më 21 gusht, transmeton Klan Kosova.
Ai do të mungojë në parakualifikime, kurse gjendja e tij do të vlerësohet më tutje për sa kohë do të qëndrojë jashtë parketit. Shoshi është një mungesë e madhe për Kosovën, duke qenë një nga shtyllat e ekipit.
Ai gjatë kësaj vere nënshkroi kontratë me skuadrën e njohur gjermane s.Oliver Würzburg.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.