Regjisori i njohur iranian Jafar Panahi është liruar me kusht nga burgu, dy ditë pasi filloi grevën e urisë për burgosjen e tij.
Ai u pa duke përqafuar përkrahësit derisa u largua nga burgu Evin në Tehran të premten.
Panahi, 62 vjeçar u arrestua në muajin korrik të vitit të kaluar gjatë protestës kundër burgosjes së dy kolegëve të tij regjisorë, të cilët kanë qenë kritikë të autoriteteve.
Ai fituar shumë çmime në festivale ndërkombëtare të filmit, si çmimin kryesor "Ariu i Artë" në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin në vitin 2015 për filmin "Taxi", e po ashtu edhe çmimin për skenarin më të mirë në Festivalin e Filmit në Cannes për filmin "Three Faces" në vitin 2018, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv.
Ndërsa, dy regjisorët tjerë Mohammad Rasoulof dhe Mostafa Al-e Ahmad u arrestuan për postime në rrjetet sociale, të cilët u shqetësuan për rrëzimin e ndërtesës 10-katëshe në qytetin Abadan në muajin maj, ku mbetën të vdekur mbi 40 njerëz. Ata u akuzuar për "nxitje të trazirave dhe shqetësim psikologjik të shoqërisë", sipas raportit të mediave shtetërore të Iranit.
●●●
SSHKRIMI NGA
S.K.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.