29.07.2015 · përditësuar para 3998 dite1 min lexim
Ushtarët peruan kanë shpëtuar afro 40 njerëz, burra, gra dhe fëmijë që janë mbajtur të burgosur për më shumë se tre dekada nga një grup i rebelëve komunist.
Operacioni i shpëtimit të këtyre personave ka zgjatur nëntë ditë, për t’u finalizuar ditën e diel, transmeton Klan Kosova.
Sipas Zëvendësministrit të Mbrojtjes, Ivan Vega Loncharich, gratë që kanë qëndruar në këtë kamp përdhunoheshin dhe detyroheshin të punonin në ferma.
Kurse sipas tij, fëmijët e tyre që natyrishtë kanë lindur në robëri, janë indoktrinuar në idelogjinë e grupit.
“Qëllimi i këtij operiacioni ishte për t’i shpëtuar njerëzit që ishin pengje të Sendero Luminoso, në vendin që quhet si kampi i prodhimit”.
“Në mesin e pengjeve të shpëtuarë, është edhe një grua 70 vjeçare që ishte rrëmbyer nga një murgeshë në Puerto Ocopa disa dekada më parë”, ka shtuar Loncharich.
Rreth 120 ushtarë dje policë të Policisë Kombëtare, kanë marrë pjesë në këtë bastisje.
Tashmë ish skllevërit janë dërguar në një vend të sigurt për të marrë kujdesin e duhur mjekësorë.
“Kemi qenë këtu, për 30 vjet”, është shprehur një grua për La Republica.
Mediat vendore raportojnë, që disa prej fëmijëve që janë kidnapuar janë nga vendet rurale, ku prindërit kanë hezituar që t’i raportojnë këto zhdukje nga frika prej këtij grupi.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.