E shtunë, 05.06.2021
09:25 Sprint Race 1 Art Sport 1
15:30 Sprint Race 2 Art Sport 1
E diel, 06.06.2021
10:45 Feature Race Art Sport 1
Zhurma e bolidëve në Formula 2 rikthehet vetëm pas dy javësh.
25 garuesit e rinj me Lirim Zendelin do të sfidohen në pistën fantastike të Bakusë në Azerbejxhan.
Është kjo gara e tretë për brucoshët e Formula 2 këtë sezon nga tetë në total sa i ka kalendari i sivjetmë në kategorinë e dytë të rëndësishme të formulave.
Nga gara e parë dhe e dytë Lirim Zendeli ishte i pafat duke fituar vetëm katër pikë, ndërsa kampionatin e udhëheq Zhou me 68 pikë ku pas tij vjen Pastri me 52, ndërsa Pourchaire i ka grumbulluar 47 sosh.
Lirim Zendelin në aksion mund ta shohim fillimisht në Sprint Race 1 që starton të shtunën nga ora 09:25, ndërsa Sprint Race 2 starton në orën 15:40.
Të dielën Feature Race e mbyll javën në Formula 2 prej orës 10:45.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.