KF Vllaznia ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit të njohur kosovar, Lirim Kastrati, i cili nga sot është pjesë e kuqebluve.
“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se që nga dita e sotme, Lirim Kastrati është zyrtarisht futbollist kuqeblu”, thuhet në njoftimin e klubit.
“Sulmuesi 26-vjeçar që ka luajtur 17 ndeshje me kombëtaren e Kosovës, pas eksperiencës me ekipe të tilla si Dinamo Zagreb, Legia Varshavë, Lokomotiva Zagreb, Fehervar e Videoton, tashmë do të jetë pjesë e skuadrës tone”.
Kastrati ka nënshkruar kontratë njëvjecare me Vllazninë, me mundësinë për ta zgjatur.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.